Skip to content

“Kemi 90% hua dhe vetëm 10% grante”- Rama nga Samiti në Kotor: Me ndihmën e Bankës Europiane të Investimeve, do të bindim BE të dalë garante për borxhet tona

Kryeministri Edi Rama, nga Samiti i Ballkani Perëndimit-BE në Kotor të Malit të Zi është ndalur te modeli i panit të investimeve ekonomike, ku u shpreh se kanë 90% hua dhe 10% grante.

Kreu i qeverisë u shpreh se me “ndihmën e Bankës Europiane të Investimeve do të bindim BE të dalë garante për borxhet tona”.

“Dhe sepse nisur nga fakti që këtu janë të pranishëm përfaqësues të institucioneve financiare më duhet të insistoj në fiksimin tim se nevojiten instrumente të reja pasi është nevoja jonë për siguruar më shumë hua nën garancinë e BE.

Kjo do të garantonte dhe do të ndryshonte panoramën. Do të ishte e rëndësishme të siguronim financime që nuk janë të vogla për ne sepse paratë janë të rëndësishme, por në të njëjtën kohë nuk duhet të gënjemë njëri tjetrin dhe veten. Në modelin e planit të investimeve ekonomike, kemi 90% hua dhe 10 % grante dhe është një botë e kthyer përmbys ku duhet të jenë anasjelltas.

Me ndihmën e Bankës Europiane të Investimeve do të bindim BE të dalë garante për borxhet tona. Do të doja të jem i sinqertë me ju, në fund sikurse na thanë kur ishim të vegjël ‘varësia ekonomike nga ju ishte humbja e lirisë tonë për t’u çliruar nga ju’. Ndaj dalja garant për huatë tona do të bëjë që ju të vini pas nesh për paratë.

Në brezin e ardhshëm të Europës dhe me Ballkanin që mund të bëhet qendra e re e Europës, gjërat do të jenë më pozitive. Ju falënderoj dhe shpresoj që Mali i Zi të ketë mot me diell dhe jo me shi sepse për hir të zotit nuk jemi në Berlin”, tha Rama.

 

 

“”