Prokuroria ka nisur hetim ndaj një 56-vjeçari, pasi gjatë procesit të punës në një fabrikë për përpunimin e hidrokarbureve, është djegur aksidentalisht një punonjës.
I lënduari, 22-vjeçari me iniciale XH.H., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Ç., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë procesit të punës në një fabrikë për përpunimin e hidrokarbureve, në pronësi të këtij shtetasi, është djegur aksidentalisht, punonjësi i fabrikës, shtetasi Xh. H., 22 vjeç, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.
