Një kamionçinë është përfshirë nga flakët në ecje e sipër në aksin rrugor Radhimë – Vlorë, në vendin e quajtur “Kalaja”.
Drejtuesi i mjetit, Fisnik Skende ka dalë nga makina në kohë dhe nuk ka pësuar lëndime, ndërsa automjeti është shkrumbuar totalisht.
Për shkak se mjeti ka mbetur në mes të rrugës dhe autoritet janë në pritje të grupit hetimor, në atë pjesë të aksit rrugor po punohet me një korsi.
