Policia e Elbasanit ka nisur një procedim penal për shtetasin K.SH, 53-vjeçar, pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin T.M, 63-vjeç.
Pas ngjarjes, 63-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autoritet kanë sekuestruar në cilësinë e provës mjetin prerës, thikë.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin T. M., 63 vjeç, banues në Elbasan dhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Sh., 58 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet këtyre 2 shtetasve, shtetasi T. M. ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin K. Sh., i cili është jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).
