Skip to content

Megaoperacioni i SPAK/ Arrestohen në Itali dhe Spanjë dy shqiptarët që dyshohen si të përfshirë në një ngjarje kriminale (EMRAT)

Dy shqiptarë të shpallur në kërkim me kod të kuq nga Interpoli janë arrestuar në Itali dhe Spanjë në kuadër të operacionit të SPAK.

Arjan Tuku u arrestua në Itali ndërsa Denis Meta në Spanjë. Të dy këta persona dyshohet se janë përfshirë në ngjarje kriminale.
Emrat e tyre janë në listën e 48 urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK për megaoperacionin ku janë zbardhur mesazhe të grupeve kriminale në aplikacionin “SKY ECC”.

Vetë ministri i Brendshëm, Taulant Balla bëri me dije se megaoperacioni me arrestimet e anëtarëve të grupeve kriminale shtrihet edhe në Spanjë dhe Itali