Ka pasur tensione në seancën e sotme në Kuvend, ku deputetët e opozitës kanë kërkuar me ngulm mbërritjen e Ramës në seancë, për t’i përplasur ‘’në fytyrë” investigimin e fundit të Zërit të Amerikës, ku disa zyrtarë të lartë të PS-së diskutojnë blerjen e votave.
Ndërkohë që nuk kanë munguar as përplasjet mes deputetëve, ku Vasili ka shpërthyer keq ndaj Manjës.

Vasili-Manjës: Ulu aty mos më çaj bythën, ik ore ulu aty. Do më tregosh mua ti rregulloren e Kuvendit.

Vasili ka kërkuar ndërhyrjen e Ruçit, duke e akuzuar atë se zbaton dy standarde në lidhje me deputetët e forcave të ndryshme politike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re