Skip to content

DOSJA/ “Më kanë thënë rri tek Oxhaku, del edhe pa blindë”- Ish deputeti i PS dhe Emiljano Shullazi vëzhgojnë lëvizjet e Durim Bamit: Don terezi ai m*t, shohim mos po i vjen ora

Në dosjen e SPAK janë zbardhur me detaj të gjitha përgjimet për eliminimin e vëllëzërve Durim dhe Valter Bami, kërkuar nga ish-deputeti i PS, Arben Ndoka.

Sipas dosjes të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, ish-deputeti i PS, Arben Ndoka komunikon me Emiljano Shullazin, që i jep informacion lidhje me lëvizjet që kryen shtetasi Durim Bami.

Shullazi i thotë Ndokës se “ai rri shumë në zonën e Oxhakut, madje del edhe pa blindë”.

“Rrin me cunin e xhajës së vet, atë Kocin (Gentian Koci) dhe Ervin Kodra nga Tapiza. Eshtë fol me nja dy veta dhe ishalla e bëjnë (e vrasin). Don terezi ai mut se del një ditë dhe rrin një javë pa dalë, shofim mos po i vjen ora”, thuhet ne pergjimet e dy personazheve.

Pjesë nga dosja

Më datë 06.03.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Arben Ndoka dhe ndër të tjera i jep informacion në lidhje me lëvizjet që kryen shtetasi Durim Bami me qëllim që Arbeni të marrë masa për vrasjen e tij….po më thotë tani që rrin aty tek Oxhaku shumë dhe del edhe pa blind, tek lokal Artisti dhe më shumë se 20 minuta nuk rrin. Rrin me cunin e xhajës së vet, atë Kocin (Gentian Koci) dhe Ervin Kodra nga Tapiza. Eshtë fol me nja dy veta dhe ishalla e bëjnë (e vrasin). Don terezi ai mut se del një ditë dhe rrin një javë pa dalë, shofim mos po i vjen ora. Unë jam tek cili variant të dali më para, vetëm të iki. Se do dalin të gjitha pastaj, kush ka dhënë dhe kush ka gjuajtur. I flet Valteri të gjitha pastaj sa ti thuash e ke rradhën ti.

Referuar verifikimeve të kryera në sistemin TIMS, konkretisht në rubrikën hyrje-dalje rezulton se shtetasi Ervin Kodra i dtl. 01.04.1985 ka udhëtuar me të njëjtin automjet me targa AA912RB me shtetasin Durim Bami i dtl. 29.10.1979 me datë 22.07.2018 duke kaluar në P.K.K. Hani Hotit në dalje.

Referuar verifikimeve të kryera në sistemin TIMS, konkretisht në rubrikën hyrje-dalje rezulton se shtetasi Gentjan Koçi i dtl. 25.08.1993 ka udhëtuar me të njëjtin automjet me targa AB250AV me shtetasin Durim Bami i dtl. 29.10.1979 duke kaluar në P.K.K Morinë më datë 16.11.2022 në dalje dhe më datë 17.11.2022 duke kaluar në P.K.K. Morinë në hyrje.

LEXONI EDHE: 

“Kape, q*ja ropt! Të jem vetë e mbarojmë tek dera e shtëpisë”- Zbardhen përgjimet, si Emiljano Shullazi kërkoi eliminimin e Valter Bamit: Ky legeni në burg Rraja i bën…

“Kush k*rin na e bëri”- Zbardhen përgjimet e ish-deputetit Arben Ndoka me dhëndrin e tij! Plani për vrasjen e Durim Bamit! Arjan Tuku: Po bëj një far dallavereje me…

“Mbreti” i lojërave të fatit, Ervis Martinaj financoi dhe organizoi planin, ndërsa ish-deputeti i PS-së e porositi! Zbardhen rolet e bosëve të krimit për eliminimin e Durim e Valter…

Përgjimet/ Ish-deputeti i PS merr informacione për Durim Bamin: Bedriu i vogël e nxjerr në pritë, aty djegim edhe makinën, por…! Si u “thur” plani për ta eliminuar!

U “tradhtuan” nga SkyECC/ “Si t’ja bëjmë me e kap k*rvën, me e rrjep, me e torturu”- Emiljano Shullazi zbulon “haberin” që Durim Bami i dërgoi ish-deputetit të PS:…

Përgjimet/ “Në fillim duhet hequr…”- Plani për vrasjen e dy vëllezërve, porosia e Emiljano Shullazit për Marklen Hakën: Mos i ki besë Durim e Valter Bamit! Ulu pi kafe,…

“”