Skip to content

Zv/kryeministrja në SPAK për inceneratorin e Tiranës, gazetari: Belinda Balluku duhet të pyetet edhe për Evis Berberin dhe Rrugën e Arbrit

Gazetari Basir Çollaku, ka komentuar paraqitjen e zv/kryeministres Belinda Balluku në ambientet e SPAK, ku u mor në pyetje për inceneratorin e Tiranës.

I ftuar në studion e “Open”, gazetari tha se Balluku duhet të merret në pyetje dhe për hetimet ndaj ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberit, i cili ndodhet pas hekurave.

Gjithashtu, sipas Çollakut, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë duhet të pyetet dhe për fondet e Rrugës së Arbrit.

“Dalja e Ballukut ishte pak më gazmore se Agaci dhe Sako, besoj se nëse do pyetej për Berberin do u ngjante kolegëve qeveritarë në dalje. Balluku duhet të pyetet jo vetëm për inceneratorin, por edhe për Berberin, edhe për rrugën e Arbrit që po shkon gati sa rruga e Kombit”, tha ai.

“”