Sekretari i Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, Indrit Sefa, ka komentuar marrjen në pyetje të zv/kryeministres Belinda Balluku nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).
I ftuar në studion e “Open, ai u shpreh se ministrja e Infrastrukturës do të paraqitet sërish në ambientet SPAK, për të takuar “kolegët”, duke iu referuar prokurorëve.
“Do ketë mundësi për të ritakuar kolegët, patjetër. Nëse drejtori i rrugëve mendohet se ka ngrënë dardha pas ministres, kjo nuk mund të mos ekzistonte… Zv/ kryeministrja ka bërë edhe një VKM që ka shfuqizuar gjithë njësinë monitoruese për inceneratorin”, tha Sefa.
