Skip to content

Drejtuesi humb kontrollin e kamionit dhe del nga rruga, 28-vjeçari përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Shkodër. Një drejtues, ka humbur kontrollin e kamionit, duke dalë nga rruga.

Për pasojë, drejtuesi 28-vjeçar ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:57, në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtë”,  dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e mjetit nga drejtuesi, kamioni ka dalë nga rruga.

Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi S. M., 28 vjeç, i cili  ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës nën  kujdesin e  mjekëve.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

“”