Skip to content

Projekt-rezoluta e PS kundër korrupsionit/ Blushi: PL distancohet, nuk bën kompromise me propozimet e Ramës !

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka folur mbi projekt-rezolutën kundër korrupsionit të PS, që do të kalojë sot për votim në Kuvend.

Në fjalën e tij, Blushi tha se Partia e Lirisë distancohet hapur nga kjo rezolutë dhe kurrsesi nuk bën kompromise me Edi Rama, i cili në 11 vite pushtet e ka kthyer Shqipërinë në vendin e parë në Europë sa i takon korrupsionit.

Blushi gjithashtu shtoi duke thënë se korrupsioni luftohet vetëm më ikjen e Edi Ramës, Erion Veliajt dhe të gjithë bandës “rilindase” pas hekurave për krimet korruptive miliardere të tyre.

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, zotit Tedi Blushi

Projekt-rezoluta kundër korrupsionit që do të kalojë sot për votim në Kuvend me propozim të Kryehajdutit Edi Rama, që në 11 vite në pushtet e ka kthyer Shqipërinë në vendin e parë në Europë, për kampione të korrupsionit, dhe të dytën në botë për nivelin e rryshfetit, është një farsë e shëmtuar.

Partia e Lirisë distancohet hapur, nga kjo gjoja Rezolutë e korruptuar, që kurrë nuk mund të bëjë bashkë hajdutët, të vjedhurit, kriminelët dhe viktimat.

Kryehajduti Edi Rama, ideatori dhe përfituesi kryesor i korrupsionit të shfrenuar në çdo qelizë të pushtetit, që ka vjedhur pa pushim taksat e shqiptarëve me bandën e tij “rilindase”, që ka kriminalizuar pushtetin dhe zgjedhjet, dhe ka kapur për fyti drejtësinë, nuk mund të kërkojë konsensus për luftën kundër korrupsionit.

Nuk mund të kërkojë konsensus nga opozita në luftën kundër korrupsionit, një Kryehajdut si Edi Rama që në 11 vite:
1. Ka uzurpuar të gjitha institucionet e pavarura dhe të gjoja “Drejtësisë së Re”, për të kryer goditje selektike sipas axhendave politike të ditës;
2. Ka korruptuar segmente të caktuara të opozitës nga viti 2017 e deri më sot, për të dobësuar, dhe demotivuar opozitën, për të kërcënuar, shantazhuar dhe ndaluar politikisht liderët e saj;
3. Që zyrtarët e lartë të “Rilindjes” si Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i faktuar për korrupsionin e shfrenuar me aferën e inceneratorëve, mbrohet sot nga Edi Rama me të gjitha mënyrat;
4. Që “qep” ligje me porosi në favor të oligarkëve dhe klientëve të tij, për të grabitur pronat e ligjshme të qytetarëve dhe pasuritë publike të vendit;
5. Që abuzimin dhe shpërdorimin galopante në investimet publike e ka kthyer në sistem;
6. Që është faktuar për korrupsionin politik ndërkombëtar, si në rastin “McGonigal”, apo nismës ogurzezë “Ballkani i Hapur”
Nuk mund të ketë konsensur në luftën kundër korrupsionit me këtë Kryehajdut:
7. Që ka krijuar gropa të zeza financiare në çdo sektor public, me koncensione dhe PPP-të skandaloze që vazhdojnë dhe rrjepin taksat e shqiptarëve;
Nuk mund të ketë konsensus me një kryehajdut si Edi Rama që
8. Që ka rritur koston e jetesës dhe ka varfëruar shumicën dërrmuese të shqiptarëve, në veçanti pensionistët që mezi e mbyllin muajin me pensionet mizerabël
9. Që me korrupsionin e tij ka dëbuar nga Shqipëria, mbi 1 milion shqiptarë, dhe po falimenton dramatikisht vendin, duke mbyllur qindra e mijëra biznese të ligjshme;
Asnjë kompromis kurrë nuk mund të ketë, dhe nuk duhet të ketë me këtë monstër të korrupsionit, si Edi Rama.

Betejë deri në fund do të ketë, me këta hajdutë tashmë të diskredituar, të dalë boje dhe të vendosur me shpatulla pas murit.

Korrupsioni luftohet vetëm në një mënyrë, që Edi Rama, Erion Veliaj dhe banda “rilindase”, të shkojë pas hekurave për të gjitha krimet korruptive miliardere që kanë kryer. Dhe, rrugë tjetër nuk mund të ketë. Çdo rrugë tjetër është ortakëri me korrupsionin dhe me këta hajdutët, është tradhëti ndaj shqiptarëve, në rradhë të parë të atyre që jetojnë në Shqipëri, por dhe të 1 milion shqiptarëve që kanë braktisur vendin, për shkak të këtyre hajdutëve rilindas, me Kryehajdutin Edi Rama në krye.Beteja ballore me kryehajdutin Rama është e vetmja reformë, që na afron në Bashkimin Europian.

“”