Skip to content

Dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, vihet në pranga 30-vjeçari

Policia ka vënë në pranga një 30-vjeçar në Korçë, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Sipas policisë, 30-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“B. D., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor”, njofton policia.

Gjithashtu, Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë një 47-vjeçar banues në fshatin Drenovë, Korçë, pasi në lagjen nr. 13, Korçë, dyshohet se ka goditur me grushte dhe shkelma shtetasin T. T.

Gjithashtu 47-vjeçari, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar automjetin të cilin drejtonte, duke i kundërshtuar ata me forcë.

“”