Skip to content

Kokaina e kapur në Portin e Durrësit, Gjykata lë në burg dy kushërinjtë (EMRAT)

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për dy kushërinjtë që u kapën me kokainë në Portin e Durrësit.

Arjan Doçit 38 vjeç dhe Mentor Çunit 39 vjeç, u gjetën 7.3 kg kokainë në mjetin në pronësi të kompanisë “Bledi Trans”, që transportonte pako për emigrantët në Angli.

Policia kufitare në portin e Durresit ushtroi kontrill në një furgon me targa angleze pas dyshimeve për sende të paligjshme.

Por nga skanimi u zbulua se në furgonin e mallrave, i cili ndiqte intinerarin Shqipëri-Itali-Angli, ishin të fshehura 7 pako kokaine.

Droga ishte vendosur në një ndarje të posaçme të krijuar në furgonin e mallrave, poshtë sediljes së shoferit.

Kokaina ishte paketuar në qese vakumi. Nderkohe që po vjojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë në këtë rrjet trafik

“”