Skip to content

“Gërdeci”/ Mungojnë dy prokurorë për arsye pune, shtyhet seanca për Fatmir Mediun

Është shtyrë  seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu këtë të mërkurë (29 maj) në Gjykatën e Posaçme.

Shkak është bërë  të mungesa e dy prokurorëve Arben Kraja e Klodian Braho.

Prokurorët kanë njoftuar gjykatën se ndodhen jashtë vendit për arsye pune.

Në seancë u paraqitën për të dëshmuar 5 ekspertë, të cilët kanë përcaktuar dëmin e demontimit në vitin 2008.

Mësohet se në seancë ekspertët janë shprehur se nuk kanë pse të jenë pjesë e këtij procesi.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 12 qershor bnë orën 09:00.

“”