Skip to content

Rezoluta anti-korrupsion e PS/ Vasili: Pa opozitën, SPAK vetëm arkën e sardeleve do hetonte!

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar rezolutën Antikorrupsion të PS, e cila u miratua vetëm nga votat e mazhorancës. Përmes një statusi në Facebook, Vasili shkruan se kjo rezolutë është e porositur nga të korruptuarit me në krye vetë Edi Ramën.

Sipas Vasilit “opozita ka qenë dhe mbetet i vetmi institucion që ka denoncuar vazhdimisht korrupsionin dhe falë saj SPAK ka filluar të hetojë aferat më të mëdha korruptive në vend”.

“Tashmë kjo rezolutë u katandis thjesht në një jashtëqitje rilindase pa asnjë vlerë”- përfundon ai.

Postimi i Petrit Vasilit në Facebook:

– Opozita ka qene dhe mbetet institucioni i vetem politik ne Shqiperi, qe lufton dhe denoncon pa kompromis kurrupsionin.

Te gjitha aferat e medha,qe kane filluar se paku te hetohen pas zvarritjeve shumevjeçare me regji te SPAK, vetem pas kallzimeve te opozites dhe depozitimit te qindra e qindra dokumenteve asgjesuese.

– E kunderta ka ndodhur me SPAK.

Asnje hetim i madh nuk ka filluar kryesisht pra me inisiative te SPAK.

Edhe kur kallezimet e opozites kane qene te provuara totalisht vonesat e SPAK kane qene me vite te tera, kur duhet te ishin te rrufeshme.

Shume kallezime te tjera jane mbyllur.

Shume kallzime te tjera flene me vite ne sirtaret e SPAK.

Demi ekonomik vazhdon te thellohet dhe miliona euro dalin nga Shqiperia e perfundojne ne off shore per te mos u kthyer kurre.

Qartazi dhe shume trashe SPAK funksionon vetem me regjine e Rames dhe te rilindjes sipas axhendes politike te tyre dhe ne funksion te vazhdimit te vjedhjes rilindase.

SPAK nuk guxon te therrase Edi Ramen qe eshte protagonist kryesor ne shume afera.

SPAK ben gallate me ” kolegun” e daj Veliaj, nderkohe qe inceneratori, qe nuk ekziston dhe 5D do rrezonin çdo qeveri ne Europe.

SPAK ka vetem nje “merite” ,qe hetimin e nje arke sardele te nje zv.ministreje e kreu me shume zell.

Pa Opoziten shqiptare te gjitha keto afera do te ecnin pa u prekur dhe do te grabisnin miliarda te tjera.

Ndaj cdo ekzaltim per punen e SPAK eshte pjese e skenarit mafioz te pandeshkueshmerise se Rames dhe horrave te tij..

Pra sipas Edi Rames te duatrokasim per SPAK-un thote Rama se eshte tamam sic e duam ne.

– Rezoluta e porositur nga te korruptuarit me ne krye Ramen kerkonte ne menyre qesharake te bente bashke Ali Baben me qindra hajdute dhe opoziten, qe i denoncon ata pa meshire.

Tashme kjo rezolute u katandis thjesht ne nje jashtqitje rilindase pa asnje vlere.

 

“”