Skip to content

Rrëzohet nga shkallët duke punuar në rafinerinë e naftës, përfundon në spital 51-vjeçari

Një 51-vjeçar ka përfunduar në spital pasi është rrëzuar nga shkallët, teksa ishte duke punuar në rafinerinë e naftës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drizë të Fierit.

Njoftimi i medias:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në spitalin e Fierit, është paraqitur për mjekim, shtetasi A. Rr., 51 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar nga shkallët, duke punuar në rafinerinë e naftës, në fshatin Drizë.

Aktualisht ky shtetas ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

“”