Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në fjalën e tij në seancën plenare, ka folur edhe në lidhje me ngjarjen e djeshme (29 maj) ku avokat Sokol Mëngjesi u dhunua nga 3 persona.
Balla tha se ngjarja u zbardh brenda 10 orësh dhe autorët janë vënë para drejtësisë.
Sipas tij, reagimi i ish-kryeministrit Berisha dhe zëdhënësve të tij menjëherë pas ngjarjes i ngjan me atë të 12 shtatorit 1998 ku u vra Azem Hajdari.
Balla: Nëse i hidhni një sy historisë brenda PD, kjo ngjarje e djeshme me ngjau me reagimin të vetë Berishës dhe zëdhënësve të tij, sapo në 12 shtator 1998, u vra lideri historik i PD, Azem Hajdari.
Kur ende policie po punonte, ai doli në konferencë për shtyp dhe emërtoi Fatos Nanon si urdhërues të vrasjes. Drejtësia konfirmoi gjithçka ndryshe.
Unë prisja nga ju si nënkryetar i PD, të vinit këtu e të thonit, nuk ishte kështu.
Para pak minutash kam biseduar me doktorët e Traumës, i falenderoj ata sepse po bëjnë një punë të shkëlqyer ndaj avokatit të nderuar zotit Mëngjesi.
Besoj biem dakord se kjo është një ngjarje e cila është zbardhur e gjitha brenda 10 orësh.
Po ju them që rasti në fjalë është rast tipik që më kujton një sjellje të kaluar. Dhe pasi Tonin Vocaj doli në një komunikim publik dhe e zbardhi ngjarje e bëri publik, do të kishte një reflektim. Përsëri të rruga e Salës e njëjta histori.
