Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se Durrësi është përfshirë në xhiron e Italisë me vela.
Kreu i qeverisë publikoi një video dhe u shpreh se qyteti bregdetar shqiptar është bërë pjesë e spektaklit tradicional të Marinës Ushtarake Italiane.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me Durrësin që këtë vit përfshihet në Xhiron e Italisë me vela, duke u bërë pjesë e një spektakli tradicional të Marinës Ushtarake Italiane, ju uroj të diel të paqtë🙏”, shkruan kreu i qeverisë.
