Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut me 6 shkurt do të nënshkruajë protokollin për anëtarësimin në Aleancë.

 

Përmes një statusi në profilin e tij në Twitter, Stoltenberg thekson se 6 shkurti do të jetë një ditë historike.

 

“Më 6 shkurt ne do të shkruajmë historinë: # NATO, Aleatët do të nënshkruajnë protokollin e pranimit për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë Veriore së bashku me ministrin e Jashtëm, Nikola Dimitrov”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re