Skip to content

“Kjo protestë është për dinjitetin njerëzor”- Tedi Blushi: Beteja nuk është për interesa politike! S’ dorëzohemi derisa…

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi i bëri thirrje qytetarëve që ti bashkohen protestës. Në fjalën e tij, ai tha se protesta është për dinjitetin e qytetarëve dhe jo për interesa politike.

“Kjo protestë është e dhjeta në radhë për dinjitetin njerëzor. Ne sot protestojmë për liritë dhe të drejtat e qytetarëve, që shkelej nga ky person. Ky kriminel, ky kryehajdut do japë shumë shpejt llogari. Nuk ka dorëheqje që e shlyen mëkatin e tij. Ai do të japë llogari pavarësisht se fshihet nëpër skutat e krimit. Sic dëshmoi edhe Rai 3 këtë mafioz që përdor mundin tuaj dhe taksat tuaja për tu pasuruar. Llogarinë do ta japë tek inceneratori i Tiranës. Nuk ka dorëzim deri ditën kur ky kriminel të marrë atë ndëshkim që qytetarët e Tiranës e presin. Kjo nuk është një betejë për interes të ngushtë politik, por është betejë për qytetarët. Të gjithë vidhemi njësoj”, tha nder te tjera Blushi.

“”