Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti është shprehur se rezistenca para Bashkisë do të vijojë.
Ai theksoi se diktatura në vend shumë shpejt do të ulet shumë shpejt në gjunjët e shqiptarëve.
“Abuzime me pronat, ajërin, mungesën e arsimit, por këta e kanë mendjen të ndërtojnë vetëm kulla. Nuk po shohim hapësira të gjelbra që shtohen, por vetëm kulla. Ky duhet të japë dorëheqjen, zullumet janë bërë publike. Krahu i djathtë i Ramës për vite e vite e bëri të qartë se si kapo bandat hynin e dilnin në zyrën e Kryeministrisë. Kryeministria e Bashkia nuk duhet të jenë shtëpia e horrave, e kapo bandave, por shtëpia e qytetarëve. Kjo rezistencë e dhjetë, të vazhdojmë të rezistojmë, nuk ka diktaturë që është shembur vetë., Diktaturat shemben me protesta, me qëndresë, nga njerëzit e lirë që nuk ulin kokën para pushtetit.
Diktatura e Kryeministrisë dhe Bashkisë shumë shpejt do të ulen në gjunjët e shqiptarëve”, tha ai.