Skip to content

“E gjithë retorika e kryeministrit për të mbuluar…”- Analisti Lubonja: Marrëveshja e Ramës me Melonin ushqen racizëm ndaj shqiptarëve

Analisti Fatos Lubonja, duke komentuar emisionin e RAI3, është shprehur se investigimi është bërë për t’i provuar kryeministres italiane Giorgia Meloni se po bashkëpunon me një narkoshtet.

Në një lidhje live me emisionin ‘Open’ në News24, Lubonja tha se kryeministri Rama me retorikën e tij po tenton të mbulojë lidhjet e politikës me krimin, ndërsa shtoi se marrëveshja për emigrantët ushqen racizëm.

Sipas tij, Shqipëria përdoret për të frikësuar emigrantët që duan të shkojnë në Itali.

“Ky emision nuk do të ishte bërë nëse nuk do të ishte lufta politike. Shqipëria u përmend si narkoshtet dhe po ta keni patë emisionin u dha dy herë fjala e Melonit para mbështetësve të saj që thoshte ‘duhet bt’i kërkojmë falje Edi Ramës. Deshti t’i bënte një gjë të mirë kombit thonë tha dhe këta e paraqitën si narkoshtet. Pra, bashkëpunon me një narkoshtet.

Kërkimi i tyre i thelluar ishte për t’i thënë asaj vërtet t’i bashkëpunon me një narkoshtet, për të cilën kishim në emisionin e parë prokurorin e Kalabrisë që ka folur vazhdimisht për lidhjet e mafies shqiptare me politike.

Në perceptimet telefonike të prokurorit, ka dhe disa shprehje të Ndranghetës. Këta mafiozët e dini si thonë. Duhet të shkojmë në Shqipëri të investojmë sepse është si Kalabria e viteve 60, pra ka lidhje të politikë dhe krimin. Pra, kjo i djeg Ramës dhe këtë s’e themi ne, por italianët. E gjithë retorika e Ramës ishte për të mbuluar këtë.

Të vërtetat që dalin tani, i kemi thënë. Lidhur me racizmin dhe krenarinë kombëtare që Rama kërkon të na e zgjojë tani, të marrësh ujin e Syrit të Kaltër t’ua çosh atje, të sjellësh afganët këtu, kjo është të sillesh si vend i botës së tretë për të sunduar.

Po e përdorin Shqipërinë si deterencë, pra afrikanët që duan të shkojnë në Itali, ta marrin vesh se po shkojnë në Shqipëri, në një vend të frikësh dhe të mos nisen. Kjo marrëveshje që ka bërë Rama është e bazuar ushqen këtë racizëm ndaj shqiptarëve dhe me këtë akt të fundit që ka bërë me Melonin, e nxjerr Shqipërinë për të frikësuar”, tha Lubonja.

“”