Skip to content

Studentët e Shkodrës refuzojnë urdhrin e rektoratit, nuk lejojnë zhvillimin e mësimit

Studentët e Shkodrës kanë kundërshtuar vendimin e Rektoratit të Universitetit të Shkodrës për të rinisur mësimin.

 

Rektorati kishte vendosur që këtë të hënë të niste normalisht procesi mësimor por studentët e kanë kundërshtuar këtë masë.

 

Një grup nga radhët e të rinjve kanë bllokuar me karrige derën e universitetit duke mos lejuar pjesën tjetër të studentëve që të zhvillojë mësim.