Policia ka vendosur në pranga pas gati 2 javësh në arriti, 19-vjeçarin Hajri Pulaka, për shkak se dyshohet për veprën penale “Heqje e Paligjshme e Lirisë”.
I riu akuzohet se bashkë me 3 të tjerë kanë marrë peng, kanë lidhur me pranga dhe kanë dhunuar brutalisht punonjësin e një kioske në Sheshin Skënderbej.
Ndërkohë tre menaxherët e kioskave, Denis Baxhaku, Ermand Hoxha dhe Teo Kolemiço u arrestuan më 20 Maj.
Punonjësi i kioskës u rrëmbye në mes të sheshit Skënderbej pasi menaxherët dyshonin se u kishte grabitur pasi mungonin para nga xhiroja ditore.
20-vjeçari pasi është rrëmbyer është dhunuar duke i shkaktuar hematoma në kokë, deri sa i kanë rënë të fikët.
Dhunuesit e kanë përmendur duke i hedhur ujë të ftohtë dhe e kanë rrahur sërish, ndërsa e mbanin të lidhur me pranga.