Skip to content

Vrasësi i Erald Nevruzit u kap në tentativë për t’u arratisurit në aeroportin grek, drejtori i Policisë: Jemi në procedurat e ekstradimit të shpejtë të Gerald Shehut

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka deklaruar se janë në procedurat e ekstradimit të shpejtë të Gerald Shehut nga Greqia. 43-vjeçari u arrestua në aeroportin e Korfuzit në tentativë për t’u arratistur drejt Spanjës.

Në një konferencë, drejtori i Policisë u shpreh se bashkëpronari i hotelit në Dhërmi, ku edhe ndodhi krimi i rëndë, u kap falë bashkëpunimit me autoritetet greke.

Ndërsa theksoi se vrasja e recepsionistit Eraldo Nevruzi po shkon drejt zbardhjes.

Muhamet Rrumbullaku: Në kuadër të bashkëpunimit që kemi me partnerët grekë, në kuadër të informacionit të shkëmbyer, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit. Jemi në procedurat e ekstradimit të shpejtë të këtij personi si autor i dyshuar sa i përket ngjarjes.

Kemi provuar me prova shkencore gjithçka, po shkojmë drejt finalizimit dhe zbardhjes së këtij krimi të rëndë.

“”