Shefi i Organizimit në PD-në e Rithemelimit, Klevis Balliu, ka komentuar investigimin e RAI3, duke thënë se SPAK duhej të vihej në lëvizje, madje të arrestonte kryeministrin Rama.
I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në Neës 24, Balliu tha se kryeministri Rama nuk takon askënd që nuk ka lidhje me drogën.
“Tani nuk po bën akuza opozita, por po e bën RAI3. RAI3 nuk është TV privat, është shtetëror e nuk mund të lobohet. SPAK duhet të arrestonte Ramën pas investigimit. Rama tha se ka pritur Luftar Hysën për një licencë kazinoje. Edhe Luftar Hysa tha që e ka takuar. Pse kryeministri duhet të japë licensa kazinoje. Prova që krimi është bërë është fakti që kazinoja është ngritur.
Luftar Hysa është një njeri i certifikuar si njeri që ka pastruar paratë e drogës. Rama nuk takon asnjë njeri që s’ka lidhje me drogën, është kriter në qeverinë e Ramës që të kesh lidhje me drogën, Tahiri kishte lidhje me trafikantë, Arben Ahmetaj. Mua më dhemb shumë gjendja e vendit tim sesa çfarë thotë Edi Rama. Vetëm Rama na dilka i pastër, ndërkohë që dihet se kriminelët me kriminelët do të rrinë”, u shpreh Balliu.
Duke u ndalur te turet e kryeministrit, Balliu theksoi se Rama nuk takon në Milano shqiptarët e diasporës, por administratën e vet.
Sipas tij, turet e Ramës në Athinë, Milano e kudo në Europë duhet të hetohen, sepse janë ture për PS-në, që bëhen me paratë e shqiptarëve.
“Edi Rama nuk takon diasporën, por administratën e vet. Diaspora nuk e do Ramën, sepse ai i largoi dhe i përbuzi teksa largoheshin. Rama zhvillon takime propagandistike, që duhet të hetohen.
Nuk kuptohet pse i bën Rama këto takime, shihni ndonjë rezolutë? Nuk e kuptoj pse duhet të financojmë një fushatë të PS. Pse shteti shqiptar duhet të financojë një fushatë të PS? U zgjidhën hallet në Shqipëri dhe do zgjidhë problemet e tjera?”, tha ai.
