Skip to content

Rama publikon pamjet nga rruga panoramike Orikum-Dukat: I shërben flukseve turistike, shkurton distancat për në plazhet e bukura të jugut

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga rruga panoramike Orikum-Dukat.

Kreu i qeverisë shprehet se investimi infrastrukturor në këtë aks rrugor i shërben flukseve turistike të këtij sezoni.

Rama shprehet se rruga panoramike Orikum-Dukat lehtëson trafikun dhe shkurton distancat për në plazhet e bukura të jugut.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me rrugën panoramike Orikum-Dukat, një investim infrastrukturor që i shërben flukseve turistike të këtij sezoni, duke lehtësuar trafikun dhe shkurtuar distancat për në plazhet e bukura të jugut, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.

“”