Skip to content

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, humb jetën i moshuari

Një i moshuar ka humbur jetën pasi banesa e tij u përfshi nga flakët. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte (11 qershor) në lagjen “Osman Haxhiu”.

Raportohet se i moshuari ndodhej në banesë kur banesa u përfshi nga flakët, por nuk ka mundur që të dalë.

Në vendin e ngjarjes shkuan dy zjarrfikëse dhe një ambulancë.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

“”