Skip to content

Emri/ Aksident me vdekje tek Ura e Shkozës, automjeti përplas biçikletën! Humb jetën 76-vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur tek rrethrrotullimi Shkozës në kryeqytet.

Raportohet se një automjet ka përplasur një 76-vjeçar që udhëtonte me biçikletë. Për pasojë drejtuesi i biçikletës, Vlash Sokoli ka humbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:20, ndërsa shoferi i makinës është identifikuar si 55-vjeçari Gëzim Marashi.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“”