Skip to content

Incidentet në protestën para Bashkisë së Tiranës, 5 të shoqëruar, një prej tyre i arrestuar

Policia e Shtetit ka shoqëruar pesë qytetarë, pasi incidenteve të krijuara në protestën e 12 të opozitës para Bashkisë së Tiranës.

Sipas policisë, një prej tyre është arrestuar, pasi ka hedhur molotov.

Edhe në protestën e sotme, protestuesit fillimisht “shkulën” gardhin rrethues të vendosur para bashkisë, më pas nisën me hedhjen e molotovëve dhe tymuese, për të përfunduar te djegia e gomave.

Në momentin e djegieve të gomave, ndodhen edhe përplasjet më të forta mes anëtarëve të opozitës dhe efektivëve, me këta të fundit që përdorën gaz lotsjellës për t’i larguar.

 

“”