Skip to content

U kallëzua nga PD për abuzim me fondet e COVID-19, SPAK nis hetimet për Ogerta Manastirliun! Aktualisht ministre e Arsimit

SPAK ka regjistruar procedim penal ndaj ish-ministres së Shëndetësisë, aktualisht Ministre e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

SPAK ka regjistruar procedim penal ndaj ish-ministres së Shëndetësisë, aktualisht Ministre e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Procedimi mban numrin 81, të vitit 2024 për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Ky procedim është regjistruar pas kallëzimit të bërë nga deputetja e PD, Albana Vokshi në vitin 2020, për keqmenaxhimin dhe abuzimin me fondet e COVID-19, kohë në të cilën Manastirliu drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.

Referuar kallëzimit të bërë nga Vokshi aso kohe, pretendohet se Manastirliu ka bërë tenderë sekretë gjatë kohës që ishte ministre e shëndetësisë.

SPAK po kryen veprime hetimore për Manastirliun, e cila në muajin shkurt u thirr në Prokurorinë e Posaçme për tu marrë në pyetje, për një ccështje që ajo e cilësoi sekret hetimor.

Pak javë më parë, Vokshi ka bërë një kallëzim shtesë për Manastirliun, duke shtuar në të, prova për tendera.

 

Lajm ne perditesim..