Skip to content

Rama nxjerr pamjet nga kantieri i Urës së Bilçës: Investim strategjik, do e kthejë në një lagje më vete të Beratit të UNESCO-s

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i Urës së Bilçës në Berat.

Rama shkruan se ky është një ndër investimet më strategjike për qytetin që do e kthejë Bilçën në një lagje më vete të Beratit të UNESCO-s.

Ai theksoi se do të hapë një perspektivë të re zhvillimi edhe për ekoturizmin e këtyre zonave.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me kantierin e Urës së Bilçës në Berat, një ndër investimet më strategjike për qytetin që do e kthejë Bilçën në një lagje më vete të Beratit të UNESCO-s, duke hapur një perspektivë të re zhvillimi edhe për ekoturizmin e këtyre zonave, ju uroj një ditë të bukur🙏”, shkruan Rama.

“”