Policia e Korçës ka vënë në pranga një 42-vjeçar, i cili në gjendje të dehur dhunoi një oficer të krimit ekonomik.
Ngjarja ndodhi në lagjen 15 të qytetit të Korçës, kur 42-vjeçari në gjendje të dehur u afrua në lokalin ku po pinte kafe polici dhe e qëlloi atë me grusht.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, arrestuan shtetasin M. M., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi:
Në lagjen nr. 15, Korçë, në një lokal, 42-vjeçari dyshohet në gjendje të dehur, ka goditur me grushte shtetasin J. N., (oficer policie pranë Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar të DVP Korçë, i cili ndodhej jashtë detyrës) duke i shkaktuar dëmtime fizike”, thotë policia.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
