Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar ditën e sotme në Berlin një takim me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Gjermani.
Kreu i Shtetit raportohet se u takua me sipërmarrë, mjekë, artistë, arsimtarë dhe aktivistë të organizatave të të rinjve, ku u njoh me përvojat e tyre tëbashkëpunimit me komunitetin shqiptar dhe qytetarët gjermanë.
Bajram i përgëzoi për arritjet e tyre personale, të cilat i quajti krenari kombëtare.
Gjithashtu i ftoi sipërmarrësit shqiptarë të ndihmojnë më shumë për kauza të shqiptarëve, në veçanti për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e emigrantëve shiptarë, apo të diasporës së re siç konsiderohet tashmë komuniteti i të ikurve pas viteve’90 në shtetet evropiane.
Presidentivlerësoi nismat e ndërmarrapër hapjen e shkollave shqipe vullnetarizmin e mësuesve të gjuhës shqipe, dhe gjithashtu nxiti forcimin e këtij bashkëpunimi në mënyrë që brezat e ardhshëm krahas gjuhës gjermane dhe integrimit me kulturënvendase ku jetojnë, të mos harrojnë gjuhën amtare dheidentitetin kombëtar.
Përsa i përket ndërveprimit mes të rinjve, Presidenti vlerësoi iniciativat e studentëve që shkollohen nëuniversitetet e Gjermanisë, ndërsa u shpreh se Shqipëria i mban gjithmonë dyert hapur për ata qëduan të kthehen dhe të investojnë në vendlindje, dijet e marra në Perëndim.
