Skip to content

Protesta e opozitës/ Bashkia e mbuluar me flamurin kuqezi, policia rrethon godinën, por mungon gardhi metalik (FOTO)

Ditën e sotme zhvillohet protesta e radhës e opozitës para bashkisë së Tiranës.

Ndryshe nga herët e tjera, sot godina nuk është e rrethuar me gardh metalik, por vetëm me efektivë policie. Ndërkohë godina është e mbuluar me flamurin kuqezi.

Efektivët janë vendosur vetë në rresht, duke bllokuar hyrjen e bashkisë së Tiranës.

Kujtojmë se kjo është protesta e 13 në radhë nga opozita, e cila kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

“”