Skip to content

Kuvendi maqedonas votoi qeverinë e re me në krye Mickoskin, Meta: Besimplotë se do të jetë shembull frymëzues! Urim i veçantë për përfaqësuesit shqiptarë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale ka uruar qeverinë e re të Maqedonisë  së Veriut me kryeministë, Hristijan Mickoski.

Meta shprehet se është besimplotë se me programin e tij ekonomik do të jetë shembull frymëzues për tërheqjen e investimeve të huaja dhe rritjen e eksperteve, në interes të qytetarëve.

Ai po ashtu shprehet se ka një urim të veçantë për gjashtë përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri.

Postimi i plotë:

Shumë suksese Qeverisë së Kryeministrit, Hristijan Mickoski, të votuar mbrëmë nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut!

Besimplotë se me programin e saj të shkëlqyer ekonomik do të jetë shembull frymëzues për tërheqjen e investimeve të huaja dhe rritjes së eksporteve, në interes të të gjithë qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të Maqedonisë së Veriut.

Urim të veçantë edhe për gjashtë përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri që besoj do të bëjnë më të mirën për përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve dhe realizimin e të drejtave të tyre përmes frymës së bashkëpunimit!

 

“”