Skip to content

VIDEOLAJM/ Saimir Tahiri shfaqet në publik pas lirimit nga qelia! Si ka ndryshuar pamja e ish-ministrit të Brendshëm

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shfaqur në publik për herë të parë që pas daljes nga burgu rreth 1 vit më parë.

Pamja e ish-ministrit Tahiri, i cili u lirua nga qelia më 2 qershor 2023 gati 20 muaj para përfundimit të dënimit për shpërdorim detyre, dukshëm ka ndryshuar.

Saimir Tahiri është shfaqur në Prokurorinë e Posaçme, ku është nën hetim pasuror, me kokë të qethur dhe pa mjekër.

Ai mbërriti në SPAK mesditën e sotme rreth orës 12:55 shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia.

LEXONI EDHE: Saimir Tahiri paraqitet në SPAK! Ish-ministri i Brendshëm nën hetim pasuror nga prokurorët e posaçëm

Në një artikull të publikuar media investigative BIRN, shkruante se ndërsa Tahiri vuante vuante dënimin në burg për shpërdorim detyre, bashkëshortja e tij ngriti një perandori të vogël biznesi me investime në sektorin e turizmit, estetikës, ndërtimit dhe transportit detar, duke përmendur edhe ‘Eagle Residence’ pranë ish-sheshit ‘Shqiponja’ në Tiranë.

Investimet e familjes së tij, gjatë kohës që ish-ministri ishte në qeli tërhoqën vëmendjen e SPAK që nisën hetim ndaj të gjitha pasurive të Saimir Tahirit, si edhe të afërmve të tij apo personave të lidhur me të.

Megjithatë ish-ministri, ka pretenduar se sipërmarrjet e bashkëshortes janë mbështetur në prona të trashëguara nga prindërit dhe kredimarrje nga banka.

“Trualli ku po zhvillohet ndërtimi, është truall i trashëguar brez pas brezi i familjes së gruas time”, tha Tahiri në një përgjigje për median investigative, duke shtuar se vjehrri i tij kishte lindur në tokën ku po ndërtohej pallati.

 

“”