Një qytetar nga Korça, rreth 65-vjeç, është gjetur i plagosur në shpatull, në lagjen 15 të qytetit.
65-vjeçari me inicale K.M., dyshohet se është dhunuar me sende të forta se nga shtetasi me iniciale S.B.
Sipas informacioneve paraprake nga policia e Korçës, bëhet e ditur se pasi ky shtetas është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu,65-vjeçari është marrë në pyetje dhe gjatë dëshmisë së tij ka thënë se e ka dëmtuar një person tjetër që rezulton i njohur për të.
Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme dhe zbardhjen e konfliktit.
Njoftimi i policisë
Korçë/Plagosi me mjete të forta një shtetas, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe shoqërohet autori i dyshuar i ngjarjes.
Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 15, shtetasi S. B., dyshohet se ka dëmtuar me mjete të forta shtetasin K. M., rreth 65 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.
Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.