Është dënuar me katër vite burg pa të drejtë lirimi me kusht 46-vjeçari shqiptari, i cili u vu në pranga në Greqi, pasi kishte dhunuar barbarisht gruan e tij.
Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari me banim në Filiatra, gjatë seancës gjyqësore ka pranuar fajin dhe ka kërkuar falje.
Mësohet se ai është shprehur para togave të zeza se ishte hera e parë që ai sillej dhunshëm pasi kishte pirë alkool.
Gruaja nga ana e saj ka treguar se në dy vite që jetojnë bashkë, kjo është të paktën hera e katërt që e godet me grusht në fytyrë dhe me shufër hekuri.
Në herët e mëparshme ajo ka treguar se nuk e kishte denoncuar këtë fakt pasi i shoqi e bindi duke i kërkuar falje, por edhe duke e kërcënuar se nëse ajo zbulonte të vërtetën do ta godiste sërish.
Ndërkohë, sa i përket ngjarjes së fundit të dhunës ndaj 25-vjeçarë, kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë njoftuar policinë.
Edhe vetë e reja është shprehur se do të bënte të njëjtën gjë, pasi 46-vjeçari i kishte arritur kufijtë.
Autori 46-vjeçar u arrestua të shtunën për veprat penale dhunë në familje, kanosje, lëndim të rëndë trupor dhe shkelje të ligjit për armët, ndaj partneres së tij 25-vjeçare.
