Një turiste duke eksploruar zonën e Qafë Valbonës, ka thyer këmbën.
Në ndihmë të saj janë nisur pjesëtarët e ekipit të Kërkim Shpëtimit të Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe forca të policisë.
Gjithashtu është vendosur kontakti me Qendrën e Urgjencës Kombëtare, nëse do nevojitet Helikopteri.
Turistja e lënduar ka qenë së bashku me një grup, që po eksploronte zonën e Qafë-Valbonës.