Skip to content

Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj! Urdhër arreste edhe për nëntë të tjerë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është vënë në pranga këtë mëngjes. Në pranga kanë rënë dhe Ermal Kurtulaj,  koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga SASPAC  dhe Alfred Nikolla. Avokati i Beqajt ka konfirmuar arrestimin e tij, ndërsa mësohet se operacioni është ekzekutuar nga policia e Tiranës.

Mësohet se oficerët e kanë arrestuar Beqaj, rreth orës 07:00, në shtëpinë e tij në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ish-ministri i shëndetësisë është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim.

Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.