Biznesmeni Pëllumb Gjoka mësohet se ka thyer këmbën në burg. Raportohet se ai është dërguar në spital privat për ndërhyrje kirurgjikale.
Ende nuk dihet gjendja e tij dhe se çfarë ka ndodhur në ambientet e burgut që biznesmeni theu këmbën.
Pëllumb Gjoka është arrestuar si pjesë e dosjes “Metamorfoza”. Ndaj biznesmenit janë ngritur akuzat nga SPAK për “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Boriçi), “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
I pandehuri Pëllumb Gjoka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :
“Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Boriçi), finalizuar në datën 09.08.2020, në qytetin e Shkodrës, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal.
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal.
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 dhe 334, të Kodit Penal.
“Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25, të Kodit Penal.
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4, 333/a dhe 334, të Kodit Penal.
