Skip to content

Abuzimet me tenderat në burgje, zyrtarët nën hetim para gjykatës

Zyrtarët e ministrisë të akuzuar për pesë tenderat e burgjeve dolën këtë të premte para Gjykatës Penale të Tiranës per t’u njohur me masen e sigurise.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, prokuroria ka kërkuar arrest shtëpie për sekretaren e përgjithshme të Minsitrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha si dhe arrest me burg për drejtorin ekonomik Aurel Lamcen dhe specialistin e IT-së Lysien Ali, i cili është ende në kërkim.

 

Ndërsa për personat e tjerë të përfshirë në këtë aferë, prokuria ka kërkuar detyrim paraqitje.