Skip to content

VIDEO/ Po kryente punime në banesën e tij, lëndohet rëndë me xham 27-vjeçari. Niset me helikopter drejt Tiranës

Një 27-vjeçar është dëmtuar me xham gjatë kryerjes së punimeve në banesën e tij.

Sipas informacioneve nga spitali i Pogradecit 27-vjeçari i identifikuar si Renato Sehit po bëhet gati për tu transportuar me helikopter drejt Tiranës pasi është çarë tek pjesa e kraharorit.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në lagjen nr. 1 Pogradec, shtetasi R. S. dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht nga një xham i thyer, në banesën e tij. Aktualisht ndodhet në spital, për mjekim.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave të rastit.

 

“”