Skip to content

Aksident në Lezhë/ Makina përplaset me motorin, një i lënduar

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme (9 korrik) në dalje të qytetit të Lezhës.

Mësohet se një automjet është përplasur me një motor, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një person.

I lënduari është dërguar në spital dhe për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet lidhur me aksidentin, ku paraprakisht dyshohet se shkak është bërë ndërprerja e rrugës nga motomjeti.

“”