Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ndau pamje nga takimi i punës mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
“Në takimin e punës mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit diskutuam mbi rolin kritik të grave në adresimin e sfidave të reja të sigurisë, luftimin e kërcënimeve terroriste, trajtimin e çështjeve mjedisore ndryshimet klimatike dhe ndikimin ndaj teknologjive të reja”, shkruan Hasani.
