Ndarja nga jeta e kryeredaktorit të Gazetës Panorama, Aristir Lumezi ka pikëlluar jo pak figura të politikës shqiptare. Ish nënkryetari i Parlamentit, Namik Dokle thotë se Lumezi ishte një gazetar i talentuar dhe mik i së vëretetës.

“U nda prej nesh Aristir Lumezi, një gazetar i talentuar, mik i së vërtetës, i suksesshëm, por i pabujshëm, i drejtë dhe i ndershëm.

Ta njihje nga afër Aristirin ishte kënaqësi, ta kishe mik, të ofronte fisnikëri.  I qoftë dheu i lehtë”, shkruan Dokle.

Ndërsa kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli shkruan: “Jam e trishtuar pa masë për largimin e parakohshëm nga jeta të Aristirit; profesionist i spikatur, njerëzor si pak kush; qytetar i mirë. Lamtumirë mik!  Të qoftë e paqtë rruga!”

Edhe deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se ndarja nga jeta e gazetarit Lumezi është humbje për familjen dhe boshllëk i krijuar ne gazetarinë shqiptare!

“U nda nga jeta Aristir Lumezi! Nje humbje kjo per familjen e tij, miqte, koleget…. Nje boshllek i krijuar ne gazetarine shqiptare! Nje gazetar qe do t’i mungoje publikut tone. Ngushellimet me te sinqerta te gjitheve!”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re