Policia ka zhvilluar një operacion antidrogë në Tiranë ditën e sotme (12 Korrik).
Raportohet se gjatë operacionit antidrogë nga Sektori kundër Narkotikëve në Policinë e Tiranës është ka sekuestruar drogë e llojit, kokainë, kanabis dhe heroinë.
Burime policore bëjnë me dije se në kuadër të operacionit antidrogë janë lëshuar në total rreth 20 urdhërarreste.
Ndërkohë Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka njoftuar se do të japë një deklaratë për shtyp në orën 13:00.
