Në një tubim të fushatës së Donald Trump në Pensilvani të shtunën, Shërbimi Sekret Amerikan “neutralizoi sulmuesin që vdiq”, sipas një deklarate të botuar në X.

“Sulmuesi i dyshuar qëlloi të shtëna të shumta drejt skenës nga një pozicion i ngritur jashtë tubimit”, thuhet në deklaratë.

“Një nga spektatorët u vra dhe dy u plagosën rëndë. Incidenti është aktualisht nën hetim dhe Shërbimi Sekret ka njoftuar zyrtarisht Byronë Federale të Hetimit (FBI)”, thanë ata.

Të shtënat ndodhën rreth pesë minuta pasi Trump filloi fjalimin e tij në një tubim në natyrë në qytetin Butler. Kishte britma nga publiku.

Ish-presidenti mbajti veshin e djathtë kur agjentët e shërbimit sekret u hodhën në skenë dhe e shtrinë nën podium, duke e mbrojtur me trupat e tyre.

Gjurmët e gjakut ishin të dukshme në veshin e djathtë të Trump, ndërsa agjentët e larguan atë nga skena. Ai ngriti në mënyrë sfiduese grushtin në ajër, duke u treguar mbështetësve të tij se ishte mirë.

Pak më vonë u njoftua se Trump ishte prekur nga një plumb.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re