Skip to content

U gjet i pajetë me duart e lidhura me kabllo elektrike, detajet nga vdekja e 79-vjeçarit! Çfarë dyshohet

Një 79-vjeçar është gjetur i vdekur rreth orës 11:05 në banesën e tij në rrugën “Tish Daija” në kryeqytet.

I moshuari me iniciale N. A., dyshohet se është vetëvrarë duke lidhur duart me kabllo elektrike.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:05, në rrugën “Tish Daija”, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij, shtetasi N. A., 79 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë duke lidhur duart me kabllo elektrike.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

“”